Ndërlidhjet

NJU JORK


Kongresi i Shteteve të Bashkuara u mblodh sot në Nju Jork që të përkujtojë viktimat dhe nderojë heronjtë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit të kaluar, kur u vranë afro 3000 njerës.
Njëri nga oratorët, kongresmeni Richard Gephardt tha se derisa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë luftën kundër terrorizmit, amerikanët duhet të përkujtojnë viktimat.
“Në këte betejë madhështore e besimplote nuk ka Republikanë e Demokratë, por ka vetëm Amerikanë. Askush nga ne, sado që të jetojmë e përjetojmë, kurrë nuk do të harrojmë 11 shtatorin”, tha kongresmeni Gephardt.
XS
SM
MD
LG