Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Francës, Dominique de Villepin arriti për vizitë në Kosovë dhe takoi shefin e UNMIK-ut, Michael Steiner, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Marcel Valentin, presidentin Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Rexhepi.
Ministri Villepin ka shfaqur kënaqësinë me zhvillimet në Kosovë, veçanërisht shkallën e demokracisë, stabilitetin dhe përparimet e arritura.
Kryeadministratori Steiner dhe kryeministri Rexhepi kanë kërkuar nga diplomati francez përkrahjen e vazhdueshme të qeverisë së tij për sendërtimin e strategjisë për Mitrovicën, ku ndodhen trupat franceze pran KFOR-it, kurse presidenti Rugova, mes tjerash, ka kërkuar njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG