Ndërlidhjet

A JANË RREZIKUAR TË DREJTAT CIVILE GJATË FUSHATËS ANTI-TERROR?


Robert McMahon, New York Përpjekjet amerikane për të kapur e ndëshkuar terroristët, që nga 11 shtatori i vitit të kaluar, kanë hasur në kritika nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, madje edhe nga përfaqësues të pushtetit gjyqësor. Por, disa profesorë në fushën e ligjit thonë se lëvizjet e administratës Bush, lidhur me disa cënime të të drejtave të njeriut, janë të parëndësishme, krahasuar me rrezikun që terrorizmi paraqet për sigurinë e të gjithëve.

Politika e administratës amerikane në luftën kundër terrorizmit ka ngjallur debat lidhur me masat e sigurisë dhe ndikimin e tyre në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ndër masat më të diskutueshme janë sekreti i pazakontë lidhur me identitetin e të arrestuarve, të dyshuar për aktivitete terroriste, apo e drejta e zyrtarëve federalë për të kontrolluar çdo aktivitet. Masa këto të dokumentit të nënshkruar nga presidneti Bush me emrin “Akti Patriotik”.
Si përgjegje ndaj kritikave administrata amerikane thotë se lufta kundër terrorizmit nuk është e ngjashme me luftrat e mëparshme ndaj këkron masa të reja. Kreu i drejtësisë amerikane, John Aschroft sqaron:

- Derisa terroristët kanë mësuar t’u përshtaten taktikave të reja të forcave të sigurisë…edhe ne duhet të mësohemi t’i përshtatemi nevojave të Amerikës në çështjet e sigurisë së brendshme.

Ndryshimet kanë prekur dhe sistemin e drejtësisë dhe së fundi gjyqtarët po ngrejnë zërin. Kështu gjyqtarja Gledis Kesler ka kërkuar nga qeveria ti bëjë të ditur emrat e të dënuarve pas ngjarjeve të 11 shtatorit, duke veçuar se qeveria nuk ka qenë e suksesshme në sqarimin e nevojës për një sekret të tillë. Por disa profesorë në fushën e ligjit thonë se lëvizjet e administratës Bush lidhur me disa cënime të të drejtave të njeriut, janë të parëndësishme, krahasuar me rrezikun që terrorizmi paraqet për sigurinë e të gjithëve.
Richard Posner,profesor ne Universitetin e Çikagos, thotë:

- Çdokush që e ka një sens historik thotë se reagimet e administratës nuk janë ekstreme. Ndoshta mund të jetë shkuar pak larg me individë të veçantë, por nuk ka pasur një natyrë të përgjithshme.

Husein Ibish, zëdhënësi i Komitetit Amerikano Arab kundër diskriminimit, thotë se shoqëria amerikane mbetet jashtëzakonisht e lirë dhe tolerante.
Por sipas zotit Ibish, me Departamentitn e Drejtësisë ka probleme:

- Është e turpshme dhe e panevojshme që në këtë momënt ne kemi një sistem drejtësie, i cili është kapur pas sekretit të arrestimeve.

Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Mary Robinson, ka shprehur shqetësim lidhur me trajtimin e të burgosurve talibanë në bazën ushtarake të Guantamobej…veçanërisht me mospërcaktimin e statusit të tyre. Administrata Bush nga ana e vet i është përgjigjur kritikave të tilla se të burgosurit kanë një sërë të drejtash, ndërsa në Konventën e Gjenevës nuk është paraparë lloji i ri i luftës kundër terrorizmit.

Ndërkaq organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka ngritur zërin për heshtjen e administratës amerikane lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut nga qeveritë e Azisë Qëndrore…për shkak të bashkëpunimit të tyre në luftën kundër terrorizmit. Por sipas ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Lorn Kraner Uashingtoni ka shfrutëzuar bashkëpunimin me këto vende për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut. Zoti Kraner thotë:

- Mendoj se jemi të një mendje se shumë më tepër është bërë në mbrojtjen e të drejtave të njëriut që nga janari se sa për disa vite së bashku.
XS
SM
MD
LG