Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush dhe kryeministri Tony Blair pas bisedimeve në Camp David deklaruan se Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të angazhohen që të arrijnë mbështetje sa më të gjërë ndërkombëtare për çfarëdo aksioni që do të ndërmerrej kundër liderit irakian Saddam Hussein dhe armëve të tij për zhdukje në masë.
“Ai është njeriu që tha se do të heqë dorë nga armët për shkatërrim në masë dhe nuk përmbushi premtimet e tij tash 11 vjetë. Ne do të bisedojmë se si të veprojmë lidhur me këte. Ne ia kemi borxh breznive të ardhëshme që të merremi me këte problem”, tha presidenti amerikan.
Bush e Blair përsëritën edhe një herë se besojnë se regjimi i Saddamit zhvillon armë bërthamore dhe prandaj paraqet kërcënim ndërkombëtarë.
“Ne kemi analiza të përbashkëta dhe vendosmëri të përbashkët që të veprojmë lidhur me çështjen e armëve për zhdukje në masë dhe dëshirë të përbashkët që këte ta bëjmë në bazë të një mbështetje më të gjërë të mundëshme ndërkombëtare. Kjo është një sfidë jo vetëm për Amerikaën apo Britaninë, por për gjithë bashkësinë ndërkombëtare. Dhe kërcënimi që paraqesin armët për zhdukje në masë në duart e regjimit të Saddam Hussein është kërcënim shumë i njëmendët”, tha kryeministri britanik.
XS
SM
MD
LG