Ndërlidhjet

ANKARA


Partia e Mëmëdheut, pjesmarrëse në koalicionin qeveritar turk, ka bërë të ditur përmes zëvendëskryeministrit Mesut Jillmaz, për një largim të mundshëm nga qeveria. Jillmaz tha se largimi i mundshëm lidhet me kërkesën e njërës prej partive në qeveri, për të hedhur poshtë paketën e reformave, të miratuar nga parlamenti, si kusht për anëtarësi në Bashkimin Evropian.
Jillmaz është takuar sot me kryeministrin Bulent Eçevit.
“Gjendja është disi e paqartë, dhe nuk mund të them më shumë për momentin, pasi së pari duhet të takohem me miqtë”, ka thënë pas takimit me Jillmaz kryeministri Ecevit.
XS
SM
MD
LG