Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Kreu i ekipit të Kombeve të Bashkuara për kontrollin e armëve në Irak, Hans Blix, ka përsëritur se nuk ka prova solide që tregojnë se Iraku ka armë të shkatërrimit në masë. Blix ka deklaruar për gazetarët se përmes pamjeve të marra nga sateliti nuk mund të përcaktohet nëse Iraku ka apo jo armë të shkatërrimit në masë.
“Mund të shihet se ka pasur zgjerime apo ndërtime të reja, por nuk është e njëjta gjë si të thuhet se ato janë armë të shkatërrimit në masë. Për këtë arsye, ne inspektorët duhet të kthehemi”, ka thënë Blix.
XS
SM
MD
LG