Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy shqiptare janë gjetur të vrarë në komunën e Istogut, rreth 80 km në lindje të Prishtinës, ka thënë zëdhënësi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Andrea Anjeli. Ai ka pohuar se trupat e viktimave, të cilët janë vrarë dje pasdite, janë gjetur në një veturë në malet e Istogut, shumë afër kufirit me Serbinë. Mediat vendore në Kosovë kanë pohuar se viktimat janë vrarë nga serbët që kishin plagosur edhe një person të tretë i cili ka arritur të njoftojë autoritetet ndërkombëtare. Autoritetet megjithatë nuk i kanë konfirmuar këto pohime dhe kanë njoftuar se hollësitë rreth kësaj vrasjeje të dyfishtë pritet të publikohen në orët e para të mbrëmjes.
XS
SM
MD
LG