Ndërlidhjet

SHKUP


Në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet paralamentare në atmosferë paqësore me daljen e mbi 50 përqind të elektoratit në votim që i bënë ato valide.
Rezultatet zyrtare preliminare pritet të shpallen nesër dhe do të shihet se kujt i kanë besuar votuesit të qeverisë vendin gjatë katër viteve të ardhëshme.
Presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski ka shfaqur shpresën se zgjedhjet e sotme parlamentare do të mbyllin kaptinën e tensionimeve ndëretnike dhe do të vënë vendin në kursin e integrimeve të plota Euro-atlantike.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se “pajtimi është detyra kryesore e parlamentit të ardhëshëm dhe ky proces tashmë ka filluar nëpërmjet ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
XS
SM
MD
LG