Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qytetarët e Maqedonisë “mund të krenohen me demostrimin e tyre historik të demokracisë, ku përpjekjet e mëdha kolektive e bëjnë sistemin të funksionojë”, tha Stejtdepartmenti i Shteteve të Bashkuara, duke përshëndetur zgjedhjet e djeshme paqësore në ate vend.
Zëdhënësi Philip Reeker tha se zgjedhjet paraqesin “edhe një hap tjetër kritik” në drejtim të sendërtimit të plotë të Marrëveshjes së paqës, por ka theksuar se suksesi i votimeve nuk është garancë për paqën dhe stabilitetin.
“Zgjedhjet nuk janë fundi, por fillimi” ka thënë zëdhënësi, duke theksuar se “tani pritet tranzicion i qetë i pushtetit, konstituimi i shpejtë i parlamentit të ri dhe formimi i qeverisë së re”.
XS
SM
MD
LG