Ndërlidhjet

HAGË


Prokurorët e Kombeve të Bashkuara thanë se janë duke bërë hetime ndaj politikanit nacionalist serb, Vojisllav Sheshel me dyshim për krime lufte.
Kombet e Bashkuara kanë përmendur Sheshelin të ketë bashkëpunuar me ish presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq në ate që e quajnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale” për dëbimin e jo- serbëve nga Bosnja dhe Kroacia.
Sheshel nuk është akuzuar, por emëri i tij figuron në akuzën e Tribunalit kundër Millosheviqit.
Zëvendës kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Graham Blewit tha se çdokush i emërtuar si anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale është nën hetime.
XS
SM
MD
LG