Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush u tërhoqi sërish vërejtjen Kombeve të Bashkuara
se duhet të jenë këmbëngulëse me Irakun lidhur me çarmatimin e tij, ndryshe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të veprojnë më vete. “Nëse Këshilli i Sigurimit nuk do të merret me problemin irakian, do të merren Shtetet e Bashkuara dhe disa nga miqët tanë. Ky është mesazhi që ka paraqitur fuqimisht sekretari i shtetit dhe këte mesazh do te vazhdojë”, tha presidenti duke folur në Shtëpinë e Bardhë.
George Bush tha se Kombet e Bashkuara duhet të jenë organizëm efektiv për ruajtjen e paqës e jo si Liga e vjetër e Kombeve, e cila nuk bëri asgjë derisa Gjermania Naziste ri-armatosej para Luftës së Dytë Botërore duke shkelur rezolutat e asaj Lige.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara pritet t,i dërgojë sonte Kongresit një projekt-rezolutë, e cila do t,i jepte George Bushit autorizimin e Kongresit për të ndërmarrë aksion kundër Irakut duke përfshirë mundësishtë edhe autorizimin për përdorimin e forcës ushtarake.
XS
SM
MD
LG