Ndërlidhjet

JERUSALEM


Përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Tel Aviv që la të vdekur pesë njerës e mbi 50 të plagosur e mori krahu i rrmatosur i grupit radikal të Hamasit, kurse udhëheqia palestineze dënoi bombardimin dhe kërkoi nga të gjitha grupet palestineze ta dënojnë gjithashtu.
Por ministri palestinez i Punës, Ghassan Khatib për dhunën e dy palëve në konflikt fajësoi sulmet e vazhdueshme izraelite dhe okupimin e tokës palestinmeze.
“Kjo dhunë, qoftë izarelite apo palestineze, është fatkeqe dhe po ndodhë në kontekstin e okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe po shkallëzohet si rezultat i politikës së Sharonit, që mbështetet në përdorimin e forcës me qëllim të arritjes së objektivave të paqës dhe sigurisë”, tha zyrtari palestinez.
Këshilltari i qeverisë izraelite, Raanan Gissin tha se Izraeli do të vazhdojë të bëjë ate që mundet për të ndalur sulmet kundër izraelitëve dhe shfaqi shpresën se zyrtarët palestinezë do të ndërmarrin aksion kundër terrorizmit.
Nga Ramallahu njoftonet se tanket izraelite rrethuan selinë e liderit palestinez, duke ndezur një shkëmbim zjarri, por Yasser Arafat nuk është lënduar, veçse janë plagosur lehtë dy trup roje të tij.
XS
SM
MD
LG