Ndërlidhjet

SHKUP


Sesioni i parë i Kuvendit të ri vendor do të hapet të enjten më 3 tetor, ka kumtuar kryeparlamentari në ikje, Stojan Andov.
Po nga mesi i javës së ardhshme pritet të nisin edhe negocijatat për formimin e qeverisë së re, mes dy faktorëve kryesorë të skenës politike të Maqedonisë, Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Koalicioni zgjedhor i tubuar rreth LSDM-së, fitoi në zgjedhjet e 15 shtatorit, 60 vende kurse Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit, 16 nga 120 vendet e Asamblesë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor kumtoi sot se në bazë të rezultateve përfundimtare të votimeve, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet nga 33 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare nga 7, Partia për Prosperitet Demokratik 2 kurse nga një mandat kanë siguruar Partia Demokratike Kombëtare dhe Partia Socialiste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG