Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ka informacione të besueshme se disa nga anëtarët e rrjetit terrorist të Al-Kaidës janë strehuar në Irak dhe ekziston mundësia që Sadam Husein t’i ndihmojë ata për të pasur qasje në armët e shkatërrimit në masë, ka deklaruar Donald Ramsfeld, sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Sipas tij informacionet vinin nga të burgosurit, anëtarë të Al-Kaidës.
“Kemi informacione të besueshme për praninë e anëtarëve të Al-Kaidës në Irak, përfshirë këtu dhe të tillë që gjenden në Bagdat. Kemi të dhëna nga burime serioze se kontaktet mes tyre vazhdojnë prej një dekade dhe ekziston mundësia e aftësimit për armët kimike e biologjike”, ka thënë Ramsfeld.
XS
SM
MD
LG