Ndërlidhjet

BEOGRAD


Heshtja mediatike ka filluar sot në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet presidenciale të së dielës.
6,5 milion votuesit do të zgjedhin mes 11 kandidatëve për postin e lartë, ku sipas anketimeve publike, favoritët kryesorë do të jenë presidenti aktual jugosllav, Vojisllav Koshtunica, i ndjekur nga aleati i Gjingjiçit, Miroljub Llabus, si dhe Vojisllav Sheshel e Borisllav Pelleviç.
Në një intervistë për agjensinë AFP, Vojisllav Koshtunica, ka thënë se vendosi të garojë për president të Serbisë me qëllim që të shpëtojë federatën jugosllave si dhe të punojë për shtetin ligjor, dy problemet më të mprehta, sipas tij, pas rënies së Sllobodan Millosheviçit.
XS
SM
MD
LG