Ndërlidhjet

RAMALLAH


Pas 10 ditë rrethimi, trupat dhe tanket izraelite e filluan tërheqjen nga selia e liderit palestinez Yasser Arafat në Bregun Perëndimor.
Këshilltari i Arafatit, Yasser Abed Rabbo tha se përkundër tërheqjes, forcat izraelite vazhdojnë ta mbajnë të burgosur udhëheqësinë palestineze.
Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon sot arriti në Moskë, ku me zyrtarët rusë do të diskutojë konfliktin izraelito-palestinez.
Ndërkohë, njoftohet se nga zjarri i trupave izraelite, në Rripin e Gazës janë plagosur 7 palestinezë.
XS
SM
MD
LG