Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale me një garë të ngushtë ndërmjet dy kandidatëve kryesorë, presidentit aktual jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe zëvendës kryeministrit Mirosllav Labus.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci ka njoftuar se numri i votuesve ishte 57 përqind, kurse nuk janë shënuar parregullsi të mëdha që mund të ndikojnë në rezultatet.
Në disa fshatra shqiptare në jug të Serbisë, votuesit i bojkotuan zgjedhjet, si përgjigje ndaj thirrjeve të disa partive politike shqiptare.
Në Kosovë njoftohet se nga 107 mijë të regjistruar, deri në mesditë në zgjedhje kanë dalë rreth 7 përqind.
Rezultatet e para priten të bëhen publike nesër.
XS
SM
MD
LG