Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se para se të shkojnë inspektorët në Irak, kryeinspektori Blix duhet pritur dhe parë nëse Këshilli i Sigurimit miraton direktiva të reja apo rezolutë plotësuese që mundë të kërkonin prej tij të modofikojë planin.
“Ne e pamë herën e fundit kur irakianët i çonin inspektorët vërdallë, u ndalinin praninë në shumë lokacione dhe ua bënin të pamundur të kryejnë punën. Është opinion i Shteteve të Bashkuara se inspektorët nuk mundë të shkojnë atje nën të njejtat rrethana”, ka deklaruar Powell.
XS
SM
MD
LG