Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar sot kthimin sa më të shpejtë të inspektorëve të armatimit në Irak. Këto komente u bën pasi ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi shtyrjen e misionit derisa të miratohet një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit. Rusia është njëra nga 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë të vetos. Siç informon agjencia Reuters, Këshilli i Sigurimit është i ndarë lidhur me propozim tekstin e rezolutës amerikane me të cilën kërkohet autorizimi i përdorimit të forcës kundër Irakut nëse Bagdadi nuk respekton rezolutat.
XS
SM
MD
LG