Ndërlidhjet

MEJN-SHTETET E BASHKUARA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë sot se përdorimi i forcës kundër Irakut mund të bëhet i paevitueshëm.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të ndjellin luftën përderisa kjo nuk është esenciale për sigurinë dhe drejtësinë.
Por, Bush tha se presidenti irakian, Sadam Hussein është “njeri brutal dhe i rrezikëshëm” i cili domosdo duhet çarmatosur.
Ai ka thënë se vonesa, pavendosmëria dhe mosveprimi nuk janë opsione sepse ato mund të shipejnë “në gabim masiv dhe të papritur”, siç e ka formuluar.
George Bush ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë popullin irakian që të rindërtojë qeveri të re, po të fundoset me forcë regjimi i Saddam Hussein, të cilin e akuzon për grumbullim të armëve për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG