Ndërlidhjet

SHKUP


Bashkimi Demokratik për Integrim ka protestuar tek autoritetet e Maqedonisë dhe ka kërkuar lirimin sa më parë të Sadulla Durakut, i cili u arrestua dje nga policia tek postbloku i Sarajit në dalje të Shkupit.
Zëdhënësi i BDI-s, Agron Buxhaku e ka quajtur “veprim ilegal” arrrestimin e Sadulla Durakut, zyrtarit të sajë të lartë dhe një nga komandantët e ish UÇK-së.
Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Voisllav Zafirovski ka thënë se Sadulla Duraku u arrestua “për terrorizëm, krime lufte dhe mizori të bëra kundër civilëve gjatë konfliktit të vitit të kaluar”.
XS
SM
MD
LG