Ndërlidhjet

SARAJEVË


Rezultatet e zgjedhjeve në Bosnjë janë një thirrje proteste për reformat e dhimbshme ekonomike, ka deklaruar i dërguari i posaçëm i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë Hercegovinën, Paddy Ashdaun.
“Mendoj se ajo çfarë kemi parë gjatë fundjavës që lamë pas, para së gjithash është një votë protestë kundër partive që janë në qeveri, dhe jo një votë për rikthimin e nacionalizmit të 10 viteve më parë”, tha Ashdaun.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë, tregojnë se partitë nacionaliste kanë arritur rezultatete të mira, ndonëse komisioni zgjedhor nuk ka thënë fjalën e fundit.
XS
SM
MD
LG