Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka kërkuar nga ushtarakët irakenë të mos zbatojnë urdhërat e Sadam Hyseinit, në rast se ai urdhëron sulme me armë biologjike apo kimike kundër trupave amerikane.
Mesazhi për drejtuesit e ushtrisë irakene është të përdorin mendjen përpara se të zbatojnë urdhërat, ka sqaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer.
Një vit pas sulmeve ushtarake në Afganistan, Bush pritet të flasë sërish sot lidhur me rrezikun që paraqet Iraku dhe përse lufta kundër Bagdatit mund të jetë e nevojshme.
Ndërkaq pritet që gjatë kësaj jave dhe javën që vjen të votohet në Kongres lidhur me autorizimin që i jepet presidentit për sulme kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG