Ndërlidhjet

BALI – INDONEZI


Qeveria e Indonezisë ka akuzuar Al-Kaidën si autore të atentatit në ishullin Bali ku humbën jetën së paku 180 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Shumica e viktimave ishin australianë, që gjendeshin me pushime në ishullin turistik.
Kryeministri australian, John Houard, tha se terroristët kanë goditur Australinë po aq sa Indonezinë.
Kofi Anan e ka cilësuar sulmin si brutal dhe jo njerëzor.
Ndërkaq agjentë të FBI-së, të policisë australiane dhe të Britanisë kanë nisur hetimin e ngjarjes në vend.
XS
SM
MD
LG