Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk do të kundërshtojë Këshillin e Sigurimit që të shohë përdorimin e forcës ndaj Sadam Hyseinit në një fazë të dytë. Fillimisht do të kërkohet lejimi i inspektorëve me qasje të pakufizuar.
Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Pol Volfovitz, ka thënë se carmatimi paqësor i Irakut është i mundur vetëm me një kërcënim të fortë diplomatik për përdorimin e forcës. “Askush nuk duhet të ketë iluzione se Sadam Hyseini do të dorëzojë armët thjesht se Kombet e Bashkuara do të miratojnë dhe një rezolutë. Ai do të çarmatoset vetëm po të jetë i bindur se nuk rrugëzgjidhje tjetër për mbijetesën e tij”, tha Volfovitz.
XS
SM
MD
LG