Ndërlidhjet

DABLIN


Nga mesnata do të dihet nëse irlandezët pranuan apo refuzuan në referendumin e sotëm marrëveshjen e Nicës për zgjerimin e Bashkimit Evropian, që do të hapte rrugën për pranimin e anëtarëve të rinjë nga viti 2004.
“Dalja më e madhe e votuesve në vendvotime favorizonë votën pro,por akoma është shumë shpejtë të thuhet se çfar do të jenë rezultatat”, deklaroi nga mesdita zëdhënësi i qeverisë irlandeze, Patrick Fannin.
Marrëveshja e Nicës duhet ratifikuar nga të gjitha vendet anëtare që të mund të bëhet zgjerimi i Bashkësisë, kurse irlandezët kanë paraparë referendumin. Vota kundër marrëveshjes, siç ndodhi njëherë, mund të shkaktonte krizë të madhe të blokut të 15-tëve.
XS
SM
MD
LG