Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se hetuesit federal janë duke gjurmuar për lidhjet e mundëshme midis vargut të sulmeve vrastare nga snajper në rajonin e Uashingtonit dhe rrjetit terrorist al Kaida.
Por si Powell ashtu edhe këshilltaraja për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice thanë se për momentin, nuk ka prova që do të sugjeronin lidhje midis snajperimit dhe ndonjë grupi terrorist.
Lideri i shumicës në Senatin amerikan, Tom Dashle tha se sulmet snajperiste kanë terrorizuar rajonin e Uashingtonit dhe prandaj duhet konsideruar si “terrorizëm”. Dashle tha se sulmet kanë mbjellë frikë tek banorët dhe ndikuar tek ata që të ndyrshojnë mënyrën e të jetuarit, vepruarit dhe menduarit.
Deri tash nëntë vrasje dhe dy plagosje janë ndërlidhur me të njetin snajperist të paidentifikuar.
XS
SM
MD
LG