Ndërlidhjet

MOSKË


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armatimin, Hans Blix duke folur në Moskë tha se beson se Iraku mundë të shmangë luftën nëse bashkëpunon me inspektorët ndërkombëtarë të armatimit.
“Nëse irakianët ndihmojnë dhe bashkëpunojnë për të krijuar besimin se nuk kanë mbetur më armë për shkatërrim në masë, atëherë mendoj se nuk do të ketë luftë”, tha Blix.
Kryeinspektori tha më tej se ekipi i inspektorëve të armnatimit mundë të arrijë në Irak brenda dy javësh, por shtoi se do të ishte e këshillueshme për inspektorët që të presin derisa të kalohet rezolutë e re e Kombeve të Bashkuara, që do tu jepte mandat të qartë.
XS
SM
MD
LG