Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, lidhur me rezolutën e re për Irakun. Me kërkesën amerikane këto vende do të takohen sonte për këshillime intensive.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se puna me projekt rezolutën është në momentin final.
Nuk është vendosur lidhur me paraqitjen zyrtare të projekt rezolutës, ka thënë ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, John Negroponte.
Ndërkaq Bagdati e ka cilësuar projekt rezolutën si shpallje lufte.
XS
SM
MD
LG