Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Franca i ka paraqitur Këshillit të Sigurimit një projekt –rezolutë, për çarmatimin e Irakut, pa kërcënimet për përdorimin e forcës, ashtu si kërkohet nga Shtetet e Bashkuara.
Franca qysh në fillim të krizës së Irakut ka mbështetur zgjidhjen me dy faza.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se pret që Këshilli të miratojë rezolutën në mënyrë të njëzëshme.
“Para së gjithash pres një rezolutë të Këshillit e cila të jetë miratuar njëzëshëm. Po zhvillohen shumë debate, por shpresoj që fundi të jetë i frytshëm dhe inspektorët të kthehen në Irak”, ka thënë Anan.
XS
SM
MD
LG