Ndërlidhjet

MOSKË


67 pengjë e kanë humbur jetën gjatë aksionit të forcave ruse për lirimin e tyre nga rrëmbyesit çeçenë.
Të dhënat i bëri publike zëvendës ministri i brendshëm rus Vladimir Vasilyev, disa orë pas vërsuljes në orët e mëngjesit.
“Ia dolëm të shpëtojmë mbi 750 njerëz, të cilët tani janë shtrirë nëpër spitalet e ndryshme të Moskës”, tha Vasilyev, për të shtuar se 34 rrëmbyes janë vrarë, kurse dy të tjerë janë zënë dhe u janë nënshtruar hetimeve.
Vasilyev konfirmoi se hyrjes së forcave speciale u ka paraprirë lëshimi i gazit në ndërtesën e taetrit.
Një mjek deklaroi se 40 pengj janë shtrirë në spital nga helmimi me gaz.
“Thellë ishim të bindur se vendimi që morëm ishte i drejtë. Nëse operacioni ynë dështonte, do të kishte mbi 100 viktima”, tha Vasilyev.
XS
SM
MD
LG