Ndërlidhjet

CABO SAN LUKAS - MEKSIKË


Presidenti amerikan Xhorgj Bush ka ritheksuar premtimin e tij, se Shtetet e Bashkuara do të udhëheqin një koalicion ndërkombëtar për çarmatimin e Irakut, nëse Kombet e Bashkuara do të dështojnë.
Duke folur në samitin e vendeve të Azisë dhe Pacifikut në Meksikë, presidenti Bush i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të përballet me Sadam Hyseinin dhe të miratoi një rezolutë që do t'i bënte të qarta pasojat në rast të dështimit të misionit të inspektorëve të armëve: "Nëse Kombet e Bashkuara nuk do të miratojnë një rezolutë që do të përmbajë pasojat për Irakun, nëse Kombet e Bashkuara nuk do të veprojnë dhe nëse Sadam Hyseini nuk do të çarmatoset , atëherë ne do ta udhëheqim koalicionin kundër tij", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG