Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ka ndaluar disa dhjetra vetë, si të dyshuar për përfshirje në marrjen peng të mbi 750 personave në teatrin e Moskës gjatë javës së kaluar.
Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm rus, Boris Gryzlov, i cili ka thënë se autoritetet kanë nisur një fushatë për shkatërrimin e rrjeteve terroriste në Moskë.
Mësohet se 333 nga ish pengjet kanë dalë sot nga spitalet, ndërsa po kaq janë ende në trajtim mjeksor.
Së paku 117 pengje kanë vdekur kur forcat ruse nisën operacionin e lirimit të pengjeve, të shtunën e kaluar. Burimet nga spitalet thonë se vetëm 4 nga ish pengjet kanë vdekur si pasojë e plagëve nga armë zjarri.
Ndërkaq kanë filluar në Moskë ceremonitë e varrimit të viktimave.
XS
SM
MD
LG