Ndërlidhjet

JERUSALEM


Dy vajza dhe një grua janë vrarë natën e shkuar, nga një palestinez që kishte hyrë në një nga vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor.
Forcat izraelite goditën për vdekje sulmuesin.
Ky incident ka ardhur në të njëjtën kohë kur qeveria izraelite po përballet me një shpërbërje të mundshme si pasojë e mosmarrveshjeve mes anëtarëve të koalicionit. Mosmarrveshje që lidhen me buxhetin e vendit.
Partia laburiste e Izraelit kundërshton buxhetin e vitit 2003, pasi sipas saj, favozrizon në fonde vendbanimet hebreje, të ngritura në territoret e pushtuara.
Laburistët kanë kërkuar që 147 milionë dollarët e parashikuar për vendbanimet t’i kalojnë shërbimeve sociale për të varfërit dhe të moshuarit.
Parlamenti ka shtyrë për disa orë miratimin e buxhetit, pasi palët po i afrohen një marrëveshje lidhur me kundërshtitë.
XS
SM
MD
LG