Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, ka thënë se beson që do të jetë pikërisht populli i Iranit ai i cili do të rrëzojë qeverinë e Teheranit. Këtë – parashikoi Ramsfelld – do ta shoh sa të jem gjallë.
Sekretari 70 vjeçar i Mbrojtjes e quajti Iranin një vend shumë interesant, që drejtohet nga një grusht klerikësh, ndërsa shtoi se nuk do të ketë nevojë për një ndërhyrje të huaj ushtarake në këtë vend.
Më tepër se 60% e popullsisë së Iranit është nën moshën 30 vjeçare.
XS
SM
MD
LG