Ndërlidhjet

MOSKË


5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë të drejtë vetoje, kanë afruar qëndrimet lidhur me rezolutën e re për Irakun. Megjithatë ka ende dallime serioze lidhur me kërcënimin amerikan për përdorimin e forcës, ka bërë të ditur ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov.
“Jemi afruar jo pak lidhur me qëndrimet ndaj Irakut, por ka ende disa cështje për t’u sqaruar”, ka thënë Ivanov.
Nga ana tjetër kreu i ekipit të inspektorëve të armëve, Hans Blix, është takuar dhe me përfaqësuesit e 10 vendeve anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG