Ndërlidhjet

ANKARA


Kanë filluar votimet për zgjedhjet e përgjithshme në Turqi, ku mbi 40 milionë votues do të zgjedhin parlamentin e ri të vendit.
18 parti si dhe një numër kandidatësh të pavarur po konkurrojnë për 550 vendet e Asamblesë së Përgjithshme.
Së paku 10 vetë janë plagosur si pasojë e përplasjeve mes mbështetësve të partive të ndryshme, në disa rajone të vendit.
Zgjedhjet kanë qenë paraparë për vitin 2004, por ato po zhvillohen para kohe për shkak të problemeve shëndetësore të kryeministrit Bulent Ecevit dhe krizës qeveritare.
Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit, me drejtim islamist, kryeson anketat e opinionit.
XS
SM
MD
LG