Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka bërë të ditur se ka arrestuar dhe dëbuar dy muaj më parë, së bashku me 20 vetë të dyshuar si terroristë dhe njërin nga djemtë e Osama Bin Ladenit, i cili kishte hyrë në vend në mënyrë të paligjshme.
Teherani zyrtar tha se nuk kishte informacion në kohën që ka dëbuar grupin, se mes tyre ishte dhe djali i Bin Ladenit, pasi ata nuk kishin asnjë dokument identifikimi. Por qeveria iraniane nuk ka treguar se në cilin vend ishin dërguar.
Uashingtoni nuk ka bërë komente lidhur me këto informacione.
XS
SM
MD
LG