Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën me të cilën shpallet e “papranueshme dhe e pavlefshme” dispozita nga projekt karta kushtetuese Serbi- Mali i Zi se Kosova është pjesë e Serbisë.
Në rezolutë thuhet se statusi final i Kosovës do të përcaktohet më vonë “nga ana e institucioneve demokratike dhe popullit të Kosovës në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë”.
Kuvendi i Kosovës kërkonë nga Këshilli i Sigurimit, Bashkimi Evropian dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë që ti kundërvihen synimeve të Serbisë dhe Malit të Zi që të prejudikohet statusi i ardhëshëm i Kosovës dhe “futjes të saj në Serbi” sepse këto, thotë dokumenti, janë “tendenca që rrezikojnë paqën dhe stabilitetin në Kosovë, në rajon dhe më gjërë”.
Në dokument thuhet se Kuvendi i Kosovës “me vëmendje të veçantë do të ndjekë zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve dhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe do të marrë vendime përkatëse”.
XS
SM
MD
LG