Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Ibrahim Rugova ka emëruar sot senatorin shumëvjeçar amerikan, zotin Bob Dol “Përfaqësues të Lartë të Kosovës me titull Ambasador Nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara” , thuhet në një njoftim nga kabineti i tij.
Presidenti Rugova ka thënë se Bob Dol është “mik i madh i Kosovës” dhe më shumë se një dekadë e ka përkrahur çështjen e Kosovës “për liri, pavarësi e demokraci”.
Tani zyra e Senatorit Dol, thuhet në njoftim, “do t,i përfaqësojë interesat e Kosvës në Uashington, pranë Administratës, Kongresit, Senatit dhe komunitetit të biznesit amerikan”.
Presidenti Rugova ka theksuar se ky ishte një moment i rëndëishëm për te dhe për popullin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG