Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i Irakut Sadam Husein ka urdhëruar takim urgjent të parlamentit iraken për të diskutuar rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit, e cila bën thirrje për rifillimin e inspektimeve të armëve.
Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe e kanë nxitur Irakun të pranojë rezolutën.
Këshilltarja e presidentit amerikan për siguri kombëtare, Kondoliza Raiz, ka thënë se administrata Bush do të ketë zero- tolerancë për çdo lloj pengimi të inspektimit të armëve nga ana e Irakut.
“Mendoj se nëse herën e ardhshme Sadam Huseini do të japë informacione fallso, do të ketë pasoja, pasi toleranca jonë për rregjimin e Irakut këtë herë do të jetë zero.”- tha Rajs.
XS
SM
MD
LG