Ndërlidhjet

HAGË


Parlamenti hollandez ka filluar hetimin mbi rolin e zyrtarëve dhe ushtarëve hollandezë, në ngjarjet që çuan në masakrën e Srebrenicës në korrik të 1995, ku u vranë mbi 7.000 boshnjakë.
Masakra e kryer nga forcat serbe të Bosnjës, u bë në kohën kur paqeruajtësit hollandezë, që ishin vendosur për të ruajtur Srebrenicën, dështuan të ruanin enklavën nga rrethimi.
Dëshmitari i parë në parlament ka qenë Jelte Groen, komandant i kompanisë hollandeze Ducbat.
Ai ka sqaruar se: “Pa diskutim se ajo që ndodhi ka qenë e tmerrshme. Ne nuk mund t’i mësonim përmasat atë kohë, por vetëm pasi jemi kthyer në Hollandë.
Por jam i sigurt se ne kemi zvogëluar numrin e viktimave të mundshme, pasi refugjatet - femra ishin dërguar në vend të sigurt”.
XS
SM
MD
LG