Parlamenti irakian ka votuar njëzërit që të rekomandojë rrefuzimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për inspektimin e armatimit, por vendimin final ia ka lënë Saddam Husseinit, i cili duhet deri të premten të deklarohet nëse e pranon apo jo rezolutën.
“Ky është rrefuzim ndaj akuzave që nuk janë të vërteta, informatave që janë falso dhe qëllimeve të këqia, të cilat qëndrojnë pas kësaj rezolute”, deklaroi kyretari i Parlamntit irakian, Saadoun Hammadi.
Para votimit, i biri i presidentit irakian, Uday Hussein i kishte bërë thirrje parlamentit që të pranojë rezolutën, e cila kërkon nga Iraku që të bashkëpunojë plotësisht me inspektorët e armatimit apo të ballafaqohet me “pasoja serioze”.