Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se Iraku nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të pranojë rezolutën e rreptë të Këshillit të Sigurimit që kërkon çarmatosjen e tij apo ballafaqimin me pasoja të ashpra.
Zëdhënësi i Stejtdepartmentit, Richard Boucher u deklaroi reporterëve se Iraku tash duhet të demostrojë me vepra pajtueshëmirnë e tij.
“Rezoluta është konform me ligjin ndërkombëtar që nga dita e miratimit të sajë. Iraku nuk kishte shteg veçse të dakordohet me dipozitatat e saj. Letra irakiane është një nga kërkesat, ajo vijuese do të jetë hapja e plotë dhe bashkëpunimi aktiv me inspektorët”, deklaroi zëdhënësi i Stejtdepartmentit.
Në Vienë , inspektorë të armatimit thanë se do të nisen në Irak nga dita e hënë.
XS
SM
MD
LG