Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush thotë se Islami është religjion paqësorë i respektuar nga populli amerikan.
Bush ka folur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë pas retorikave anti-myslimane nga disa figuara të krishtera në Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Bush tha se lufta e Amerikës nuk është kundër religjionit, por kundër terroristëve ndërkombëtarë të mbushur plotë urrejtje në zemër.
Bush i ka bërë këto komente pasi evangjelisti amerikan Pat Robertson ka thënë së voni se myslimanët janë “më të këqinjë se Nazistët” ndërsa kleriku tjetër, Jimmy Swaggart i ishte referuar profetit Muhammed në një mënyrë negative.
XS
SM
MD
LG