Ndërlidhjet

ANKARA


Udhëheqësi i partisë fituese në zgjedhjet e përgjithshme në Turqi, Taip Erdogan, është takuar me presidentin e vendit Ahmet Sezer, për të diskutuar lidhur me kryeministrin e ri.
Me këtë rast Erdogan sqaroi:
“I paraqita mendimet e mia presidentit dhe ky i fundit premtoi të emëronte kryeminsitrin sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Erdogan.
Përgjithësisht në detyrën e kryeministrit emërohet kryetari i partisë fituese, por Erdogan nuk mund të marrë një post të tillë si pasojë e një dënimi të mëparshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG