Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një delegacion gjashtë anëtarësh i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka vizituar Prishtinën dhe për gjendjen në Kosovë ka biseduar me komandantin e forcave të NATO-s për Evropë, gjeneralin amerikan Joseph Ralston, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Fabio Mini, shefin e UNMIK-ut, Michael Steiner dhe zyrtarët tjerë të misioneve ndërkombëtare.
Shefi i zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Reno Harnish ka deklaruar se vizita e senatorëve Amerikanë është “dëshmi e fuqishme për interesimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për sendërtimin e mandatit të KFOR-it për krijimin e ambientit të qetë dhe sigurtë në Kosovë në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
“Fakti që një grup senatorësh amerikanë me autoritet dhe gjenerali Ralston vizitojnë Kosovën që të shqyrtojnë çështje ushtarake, dëshmon për dëshirën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të vazhdojë të punojë bashkë me partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e paqës dhe sigurisë në Kosovë, që të arrihet përparim në zhvillimin e institucioneve demokratike vetëadministruese”, ka thënë Harnish.
XS
SM
MD
LG