Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka caktuar ish sekretarin e shtetit Henry Kissinger të udhëheqë panelin, i cili do ti hetonte sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Bush e bëri publik vendimin pas nënshkrimit të ligjit për formimin e panelit të pavarur, që duhet ti hetojë lëshimet e inteligjencës që u paraprinë sulmeve, në të cilat mbi 3 mijë vetë e humbën jetën.
“Këto hetime duhet t’i shqyrtojnë të gjitha dëshmitë dhe t’i ndjekin faktet, kudo që të shpiejnë ato. Duhet zbuluar çdo detaj rreth 11 shtatorit. Administrata ime do të vazhdojë së vepruari në bazë të mësimeve që i nxorrëm”, tha presidenti amerikan Bush.
XS
SM
MD
LG