Ndërlidhjet

PRAGË


Izraelitët u vunë në shënjestër nga një varg sulmesh brenda dhe jashta vendit, që lanë të vdekur dhe plagosur.
Në Keni, tre bombardues vetëvrasës depërtuan me automobil bombë në një hotel në pronësi izraelite afër Mombasës dhe lanë të vdekur tre izraelitë, pesë kenianë, vetëveten dhe afro 80 të plagosur.
Po sot, dy raketa u shkrepën kundër aeroplanit izraelit me më se 260 udhëtarë posa kishte fluturuar nga aeroporti i Mombasës, por raketat huqën cakun, kurse fluturakja arriti në Tel Aviv.
Në qytetin verior izraelit, Beit Shean dy palestinezë hapën zjarrë dhe lanë të vdekur pesë njerës, para se të vriten edhe vetë.
Ministri i Jashtëm izraelit, Benjamin Netanyahu i quajti sulmet “shkallëzim shumë serioz të terrorizmit ndërkombëtar”.
Përgjegjësinë për sulmet në Keni e mori grupi i quajtur Armata e Palestinës, por zyrtarët izraelitë dhe kenianë, sidoqoftë, fajsuan rrjetin terrorist al Kaida për ato sulme. Zëdhënësi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara tha se Uashingtoni dënon sulmet në Keni, por theksoi se është akoma shumë heret të fajësohet al Kaida.
XS
SM
MD
LG