Ndërlidhjet

TIRANË/SHKUP


Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson vizitoi sot Shqipërinë dhe Maqedoninë që t,i inkurajojë dy vendet lidhur me synimet e tyre për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut Verior.
Robertson deklaroi në Shkup se dyert e NATO-s janë të hapura, se Maqedonia ka bërë “përparime të mëdha”, por duhet të bëjë edhe më shumë.
Në Tiranë, sekretari i përgjithëshëm i NATO-s tha se “beson edhe më tej se Shqipëria mundet të shohë ardhmërinë me optimizëm si pjesë e strukturës së integruar evropiane”.
Robertson ka përshëndetur iniciativën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë që të punojnë bashkërisht në synimet e tyre për aderim në NATO.
XS
SM
MD
LG